Milani raportohet se është ende shumë larg marrëveshjes me Lille për Renato Sanches.
Portugezi ka zgjedhur prej kohësh kuqezinjtë si destinacionin e tij të ardhshëm dhe ka rënë dakord për kushtet personale, duke hedhur poshtë të gjitha propozimet e tjera, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, klubi i Ligue 1 po rezulton i vështirë për t’u bindur dhe Sky Sport Italia raporton se ata refuzuan ofertën e fundit prej 10 milionë euro.
Çmimi i kërkuar është 20 milionë euro, kurse Milan po shpreson që të pranohet oferta e tyre e rradhës prej 15 milionë eurove.
/GazetaBlic Sport/


