Lajme

Ambasadorja në Norvegji, Nita Luci ia dorëzon letrat kredenciale mbretit norvegjez

06/16/2022 22:36
nga:Astrit Gashi

Ambasadorja e re e Kosovës në Norvegji, Nita Luci ia ka dorëzuar letrat kredenciale mbretit të Norvegjisë Harald V.

Luci përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të jetë detyrë dhe kënaqësi që ta përfaqëson Kosovën.

“Sot e pata nderin ti dorëzoj letrat kredenciale Lartëmadhërisë së Tij Mbretit të Norvegjisë Harald V. Detyra dhe kënaqësia ime do të jetë ta përfaqësoj Kosovën dhe gjithë madhështinë e saj”, ka shkruar Luci në rrjetin social Facebook.