Lajme

Kryetari i Lezhës Pjerin Ndreu përkrah Daut Haradinajt, festojnë Ditën e Çlirimit të Deçanit

06/16/2022 22:29
nga:Gazeta Blic

Qytetet e Kosovës gjatë kësaj jave shënojnë ditët e çlirimit. Sot, u shënua Dita e Çlirimit të Deçanit, me ç’rast u mbajtën disa aktivitete në shënim të kesaj dite ku morën pjesë edhe shumë personalitete nga gjithë trevat shqiptare.

Ka qenë ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, Daut Haradinaj, i cili përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë fotografi ku shihet duke festuar krah tij edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu dhe ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.