Sporti

E kryer: Fabio Viera lojtar i Arsenalit – nesër udhëton në Londër për testet mjekësore

06/16/2022 20:56
nga:E K

Arsenal ka arritur marrëveshje me Porton për mesfushorin, Fabio Vieira.

Fabrizio Romano raporton që Gunners kanë dërguar ofertën e tyre në drejtim të Portos prej 35 milionë eurove të garantuara plus bonuse në varësi të performancave, shkruan GazetaBlic Sport.

Porto ka pranuar ofertën e Arsenal pasi lojtari ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur te klubi anglez.

Testet mjekësore pritet të bëhen nesër kur edhe do kompletohet marrëveshja.

/GazetaBlic Sport.