Sporti

Paul Pogba rikthehet te Juventus – nënshkruan kontratë katër vjeçare

06/16/2022 18:00
nga:E K

Mesfushori francez, Paul Pogba po rikthehet në Itali te Juventus.

Pogba raportohet të ketë nënshkruar kontratë 4 vjeçare me “Zonjën e Vjetër”, shkruan GazetaBlic Sport.

Faqja e njohur 90min.com shkruan se mesfushori francez ka arritur marrëveshje personale për kalimin te skuadra nga Torino për 4 vite..

Pogba tashmë është në vitin e 6’të të qëndrimit të tij te United që duket të jetë edhe i fundit.

Kujtojmë që francezi u transferua te Djajtë e Kuq pikërisht nga skuadra e Juventusit.