Sporti

Arsenal arrin marrëveshje për mesfushorin e Portos

06/16/2022 17:34
nga:E K

Arsenal është afër arritjes së marrëveshjes me Porton për mesfushorin, Fabio Vieira.

Fabrizio Romano raporton që Gunners kanë dërguar ofertën e tyre në drejtim të Portos prej 35 milionë eurove të garantuara plus bonuse në varësi të performancave, shkruan GazetaBlic Sport.

Klauzola e lirimit të Vieras është 50 milionë euro, por duket që Porto janë të gatshëm ta lënë të lirë portugezin edhe nën kushtet e ofruara nga Arsenal.

/GazetaBlic Sport/