Sporti

E çuditshme: Klubi i futbollin prezanton fanellat e reja, janë inspiruar në karriget e autobusëve!

06/16/2022 16:33
nga:Lorik J

Klubi i Futbollit, Bohemian prezantoi një fanellë të pazakontë, të cilën do ta përdorin në Kupën FAI (Kupa e Irlandës).

Fanella është frymëzuar nga modeli i karrigeve në autobusët e Dublinit dhe synon t’i bëjë reklamë rrjetit të transportit publik.

“Dublin Bus është rrjeti më i përdorur i transportit publik në Republikën e Irlandës, i cili tashmë ka marrë qytetarët tanë në miliona udhëtime për në shkollë, kolegj, punë, ndeshje futbolli dhe shumë më tepër”, tha klubi irlandez.

Klubi më tej zbuloi se 10 përqind e vlerës së shitjes së fanellës së re do t’i dhurohet partnerëve të Dublin Bus, LGBT Ireland dhe Bohemians ShoutOut.

/GazetaBlic Sport