Sporti

Manchester City nuk ndalet me transferime, synon mbrojtësin premtues të Brighton

06/16/2022 16:09
nga:Lorik J

Merkato e Manchester Cityt nuk ndalet me Erling Haaland.

Siç raporton Sky Sports, objektivi i ri është Marc Cucurella, anësori i majtë i Brighton, përcjell GazetaBlic Sport.

23-vjeçari është produkt i akademisë së Barcelonës. Katalanasi ishte protagonist i një sezoni të parë të shkëlqyer në Premier League.

Cucurella mund të luajë si mbrojtës i majtë në një mbrojtje me 4 lojtarë ose në mesfushë në formacionin 3-5-2.

/GazetaBlic Sport