Deputeti i AAK-së Bekë Berisha është përplasur me kryeministrin Albin Kurti, raporton Gazeta Blic.
Berisha ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, votat më të mëdha i ka marrë kur është bërë me Jugosllavinë.
Ai tha se Kurti u mundua të merrtë vota me bashkimin kombëtar por nuk ia kishte arritur.
“Kryeministri Albin Kurti, pati provuar të marrë vota me bashkimin kombëtar me Adem Demaçin e me vlera kombëtare por nuk ja arriti. Votat e mëdha i ka marrë kur është bërë me ata tjerët që janë shumë ata janë shumë. Me jugosllavi Albin”, tha Berisha.
Sipas tij Kurti sa më shumë që i bën nervoz veteranët e fiton mbështetjen e këtyre tjerëve.
“Ti je i mençur. Ti e kupton shumë mirë këtë punë. Sa më shumë t’i bësh nervoz veteranët ti dhe ai Murati ty të shtohen radhët e këtyre tjerëve kështu në prapavijë. Ata në heshtje të përkrahin fortë. Ti e din se duhet të ua bësh argatin dhe të jesh i besueshëm për ata njerëz” – theksoi ai.
“Nuk thash që i gjithë populli janë ashtu, por goxha do janë ashtu dhe ti po mundohesh me përfitu dhe ti saktë po thua atë çka thash unë. 60 mijë veteranë nëse jam, ndahen nëpër të gjitha partitë nga pak, a ata nuk ndahen, ata e duan vetëm një lider të besueshëm, ty të dojnë, e ti po ua dëshmon që ti je për ta, “qy çka u bëjë unë këtyre që luftojnë për lirinë e vendit”-tha në fund deputeti i AAK-së.
Pas kësaj eagoi kryeministri Kurti, i cili i tha se po i ofendon gjithë shqiptarët, derisa shtoi se ai mendon se më shumë se gjysma e popullit shqiptar gjithmonë kanë qenë kundër Jogusllavisë.


