Lajme

Konjufca-PDK-së: Ta mbajmë seancën për Trustin, e keni premtimin për takimin me veteranët

06/16/2022 13:59
nga:G B

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka kërkuar që të vazhdojë seanca, derisa ka thënë se ka mjaft pika të rëndësishme, raporton Gazeta Blic.

Ai i tha PDK-së që të mbahet seanca për Trustin që ata e kanë kërkuar aq shumë, derisa shtoi se e kanë premtimin e qeverisë për një takim me veteranët nesër.

Konjufca po ashtu i tha Tahirit se nëse PDK si ka deputetët në sallë dhe janë në udhëtim e i presin, e mirëkuptojnë edhe këtë.