Sporti

Suarez me urim të veçantë për transferimin e Nunez tek Liverpool

06/16/2022 13:45
nga:Mergim Rreci

Mbi tre vjet e gjysmë (nga janari 2011 deri në qershor 2014), Luis Suarez shkëlqeu me fanellën e Liverpool-it, duke shënuar 82 gola në 133 ndeshje.

Tashmë 35-vjeç, ai i ka lënë një mesazh urimi Darwin Nunez, bashkatdhetarit të tij që sapo është transferuar te Reds nga Benfica, përcjell GazetaBlic Sport.

Në një postim të bërë nga Darvini në rrjetin social Instagram, Suarez shprehet: “Unë isha i pari [uruguaian që nënshkroi për Liverpool-in], por shpresoj që ju të jeni i pari në gola, përqafim.”

Ish-sulmuesi i Benfica-s u përgjigj: “Jam krenar që ndjek hapat e tu. Shpresoj që të mund të performoj si ju në Liverpool.”