Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth zhvendosjes së festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.
Rama tha se beson se nga viti i ardhshëm ky festival do t’i rikthehet kryeqytetit.
“Kam besimin e plotë se festivali “Sunny Hill” nga viti i ardhshëm e tutje do të jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, pra këtu edhe ku e ka vendin”, tha ai.


