Lajme

Zenun Pajaziti thotë se ajo që po ndodhë sot në shesh është për faj të qeverisë Kurti

06/16/2022 10:05
nga:G B

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti, thotë se Qeveria Kurti, është fajtore për atë që po ndodhë aktualisht me temën e veteranëve.

Në tëvë1, Pajaziti thekson se Qeveria Kurti, i ka neglizhuar kërkesat e veteranëve dhe këta të fundit nuk kishin rrugë tjetër përveçse të dalin dhe të protestojnë.

“Kjo është gjëja që më së paku është pritur ose është dashur që të ndodhë. Sot ata po protestojnë për të ngritur zërin për të drejtat e tyre. Fatkeqësisht nuk kishte një dialog të qeverisë për t’i trajtuar kërkesat e veteranëve. Muajve të fundit e kemi të ngritur dhe të elektrizuar këtë temë pa nevojë fare. Nuk kishte asnjë arsye qeveria që mos t’i ftonte për të biseduar se si duhet ta trajtojnë çështjen e veteranëve”, ka thënë Pajaziti në Edicionin Special të tëvë1.