Lajme

Veterani nga Skënderaj: Nuk është pyetja krejt te paret, na i kanë shkel të drejtat deri n’tokë

06/16/2022 09:50
nga:G B

Një veteran i UÇK’së nga Skënderaj, i cili ka ardhur në Prishtinë për të marrë pjesë në protestë, tha se po u nëpërkëmben të drejtat.

Në një lidhje direkte për T7, ai tha se do të marrin pjesë në protesta edhe nëse zgjasin me vite.

“Na i kanë shkel të drejtat tona deri në tokë. Nuk është pyetja krejt te paretm, po po na i nëpërkëmbin të drejtat tona. Kemi bashku protestës, edhe një muaj apo dy vjet nëse zgjat, këtu jemi”, tha ai.

I pyetur nëse mund të eskalojë protesta, ai tha se s’është dëshira e tyre kjo, meqë shumica e policëve kanë qenë pjesë e UÇK’së.

“Na s’kemi qejf me eskalu protesta, sepse edhe ata policët janë vëllezërit tonë, shumica e tyre janë UÇK”, ka deklaruar ai.