Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se sa me veteranët, ajo sot bashkëndjen edhe me Policinë e Kosovës, ku policë nga e gjithë Kosova kanë zbarkuar sot para Kuvendit, e një numër i tyre janë veteranë të UÇK-së, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook ku ka publikuar foto të policëve te Kuvendi, ajo ka bërë apel te veteranët që të jenë të kujdesshëm ndaj policisë.
Postimi i saj i plotë:
Sa me veteranet sot bashkëndjeje edhe me Policine e Kosovës.
Nga e gjithe Kosova Policia kane zbarkuar para Kuvendit të Kosovës, një numër nga ta vet jane veteran të UÇK-se.
Të ngarkuar me jelek, helmeta e mbrojtese xhami ata sot do të perballen me vetveten e tyre.
Apeloje tek veteranet të jene te kujdeseshem ndaj policise. Ata sot po e kryejne detyren ndaj Shtetit, Shtetit për të cilin ju veteranet bashkë me shumë veteran tani Policë ishit të gatshem me vdeke.
Kuvendi dhe Qeveria duhet të reflektojne!
Kosova nuk e meriton të trajtohet keshtu!


