Sporti

Manchester United me ofertë për Christian Eriksen

06/16/2022 09:00
nga:Mergim Rreci

Sipas The Athletic, Manchester United ka bërë një ofertë fillestare për të nënshkruar me Christian Eriksen.

Mesfushori danez është në dispozicion pasi kontrata e tij afatshkurtër me Brentford skadon në fund të qershorit, përcjell GazetaBlic Sport.

Brentford ka shprehur një interes për të zgjatur qëndrimin e mesfushorit në Londrën perëndimore, por Eriksen deklaroi muajin e kaluar se ai po shqyrtonte opsione të shumta nga një sërë klubesh.