Lajme

14-vjetori i hyrjes në fuqi të Kushtetutës, materialet ruhen në arkivin e shtetit

06/15/2022 20:52
nga:Q R

Sot 14 vjet më parë hyri në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës sipas planit të Ahtisaarit. Materiale të rëndësishme të saj ruhen në arkivat e shtetit dhe shërbejnë për t’i zgjidhur krizat politike.

Akti më i lartë juridik që përcakton Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran shënoi 14-vjetorin të mërkurën.

E këto materiale me të cilat u hartua kushtetua, shërbejnë në ato momente kur ka kriza politike.

Mes tjerash në arkivat e shtetit ruhen edhe propozimet e qytetarëve për flamurin e Kosovës.

Megjithatë këto materiale historike do të transferohen në një ambient tjetër.

Edhe pse kushtetua vlerësohet si akti më i lartë juridik, nuk kanë qenë të pakta rastet kur ajo është shkelur.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës u miratua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi me 15 Qershor të vitit 2008.

Pjesë më e madhe e Kushtetutës rrjedh nga Plani Ahtisaari./Teve1