Sporti

Barcelona nuk e do më, Dani Alves do largohet këtë verë

06/15/2022 18:17
nga:L J

E përditshmja Sport siguron se Barça ka njoftuar Dani Alves se nuk do t’i bëhet asnjë ofertë për vazhdim të kontraës.

39-vjeçarit brazilian i skadon kontrata ndaj duhet të jetë i lirë të nënshkruajë me ndonjë ekip këtë verë, përcjell GazetaBlic Sport.

Kapitulli i dytë i historisë mes Dani Alves dhe Barçës tashmë duhet të mbyllet. Siç bën me dije e përditshmja katalanase Sport, Blaugranët nuk do të kishin ndërmend të zgjasin kontratën me brazilianin, 39 vjeçar. Madje klubi e ka njoftuar lojtarin për këtë vendim.

Dani Alves, i cili mbërriti i lirë te Barça nëntorin e kaluar dhe që do të donte të vazhdonte aventurën në Kataluni, do të jetënë gjendje të nënshkruante me çdo ekip këtë verë. Ai ka marrë disa oferta në Evropë dhe do të nisë studimin e tyre.

/GazetaBlic Sport