Shumë burime të mediave spanjolle dhe angleze raportojnë se trajneri legjendar Marcelo Bielsa mund të bëhet trajner i ekipit bask Athletic Bilbao, klub të cilin e drejtoi në periudhën 2011-2013.
Bielsa është i papunë që nga largimi nga Leeds në shkurt, përcjell GazetaBlic Sport.
Athletic Bilbao luajti një nga sezonet më të paharrueshme në historinë e gjatë të klubit nën urdhërat e Bielsas në vitin 2012. Edhe pse ata përfunduan të dhjetët në kampionat, ata arritën në finalen e Cope del Rey dhe Europa League, duke luajtur një futboll jashtëzakonisht tërheqës.
/GazetaBlic Sport


