Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nesër do të protestojnë para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, në shenjë pakënaqësie se ata u përjashtuan nga rritja e pensioneve bazuar në pagën minimale të propozuar nga ekzekutivit i Kosovës , raporton Gazeta Blic.
Por, para se kjo të mbahet ata kanë kërkuar dhe kanë lajmëruar protestën në Policinë e Kosovës.
Së paku kështu thonë për Gazeta Blic, zyrtar për media të policisë së Kosovës.
“Është lajmëruar zyrtarisht protesta në polici’, ka thënë Flora Ahmeti zyrtare për media në policinë e Kosovës.
Ajo nuk ka dhënë detaje më shumë për planin operativ të policisë së Kosovës me arsyetimin se “zakonisht policia nuk tregon për planet”.
Por, Gazeta Blic nga burime te saja ka marrë vesh se Policia e Kosovës tashëm veç ka finalizuar planin operativ të saj.
Sigurisht që pjesë e këtij plani janë edhe njësitet speciale të policisë së Kosovës, topat e ujit dhe varësisht se çfarë mund të ndodh nga situata nesër.
“Njësitet speciale do të jenë gjithandej objektit të Kuvendit dhe Qeverisë”, ka thënë një burim i Gazetës.
Organizatorët e protestës nuk kanë folur shumë gjatë ditës së sotme se çfarë mund të ndodh nesër përveç asaj se “shihemi në protestë”.
Nga OVL UÇK kanë thënë se do të tentohet pamundësimin i hyrjes së deputetëve të Lëvizjes vetëvendosje në kuvendit e Kosovës dhe po ashtu të atyre të listës serbe.
Protesta e fundit e organizuar nga veteranët kryesisht ka kaluar e qetë.
Veteranëve vazhdimisht i është bërë thirrje që të protestojnë të qetë për të drejtat te tyre dhe assesi të mos dëmtojnë pronën publike qoftë objektin e qeverisë apo edhe të Kuvendit të Kosovës.
Fatmir Limaj: Nisma i bashkohet protestës së nesërme, po shkelet dinjiteti i veteranëve


