Lajme

Mushkolaj për Ramën: Veç kur t’lyp mirëkuptim për Vuçiqin, për krimet e kryera në Kosovë

06/15/2022 13:31
nga:G B

Reagime të shumta kanë ardhur pas deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama, se duhet pasur mirëkuptim për Serbinë, për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, raporton Gazeta Blic.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se Rama në të ardhmen mund të kërkojë mirëkuptim për Vuçiqin për krimet e kryera në Kosovë.

“Veç kur t’lyp naj ditë mirëkuptim për Vuçiqin, për krimet e kryera në Kosovë”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.