Sipas Le Parisien, avokatët e trajnerit Mauricio Pochettino kanë arritur tashmë një marrëveshje me Paris Saint-Germain për ndërprerjen e kontratës që do të përfundonte sezonin e ardhshëm dhe deri në fund të javës duhet të zyrtarizohet largimi i trajnerit argjentinas.
Pavarësisht se e udhëhoqi PSG-në drejt titullit në Francë, dështimi në Ligën e Kampionëve ishte një goditje e rëndë, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas të njëjtit botim, ardhja e Luis Campos për të marrë postin e drejtorit sportiv, do të ketë peshë në zgjedhjen e trajnerit të ardhshëm, me dy emra që po fitojnë forcë: Christophe Galtier (Nice) dhe Zinedine Zidane.
/GazetaBlic Sport/


