Sporti

Alexander Arnold me postim epik për transferimin e Nunez: Mirë se erdhe, si mund të të asistoj?

06/15/2022 09:39
nga:Mergim Rreci

Reagimet për ardhjen e Darwin Nunez në Liverpool pasojnë njëra-tjetrën dhe Alexander-Arnold jo vetëm që e mirëpriti ish-sulmuesin e Benfica-s, por edhe e vuri veten në dispozicion të tij në fushë, në një postim plot humor të mirë.

“Mirë se erdhe në Liverpool Darwin! Si mund të të asistoj?”, ka shkruar reprezentuesi anglez, në Twitter, në një lojë fjalësh me fjalën “asist”, transmeton GazetaBlic Sport.