Zëvendëskryeministrja e Kosovës Emilija Rexhepi ka pritur të martën në Prishtinë guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti si dhe drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku.
Gjatë takimit guvernatori Mehmeti e njoftoi nga afër zëvendëskryeministren Rexhepi rreth përfaqësimit të komuniteteve në vendimmarrje në Bankën Qendrore të Kosovës, por edhe punëve që aktualisht janë duke u bërë në BQK
Gjithashtu gjatë takimit Mazreku ka njoftuar se tashmë Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) në aspektin teknik si asnjëherë më parë është përgatitur për tu anëtarësuar në Byronë e Kartonit të Gjelbër.


