Lajme

Presidenca reagon pas ikjes së festivalit Sunny Hill nga Prishtina

06/14/2022 21:50
nga:Q R

Donika Miftari, këshilltare kryesore për Komunikim të presidentes Vjosa Osmani ka reaguar pas zhvendosjes së festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë, shkaku i vonesave procedurale nga ana e MAPL-së.

Në një postim në Twitter, Miftari ka përkujtuar se Sunny Hill është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Zyra jonë lufton për ta mbajtur atë në Prishtinë – rinia jonë pret dhe meriton më mirë. Duhet gjetur një zgjidhje për ta kthyer aty ku i takon”, ka shkruar ajo duke cilësuar Dua Lipën si ambasadore të Kosovës në botë.