Vlora Dumoshi nga radhët e LDK-së, ka reaguar pas zhvendosjes së festivalit Sunny Hill nga Prishtina në Tiranë, shkruan GazetaBlic.
Ajo përmes një shkrimi në “Facebook”, është shprehur se Qeveria Kurti nuk mund të prodhon asgjë më shumë se sa humbje imazhi të artit në Kosovë dhe botë.
Shkrimi i plotë i saj:
Kjo qeveri nuk mund të prodhon asgjë më shumë sesa humbje imazhi të artit në Kosovë dhe botë. Kjo valle e brishtë ua pamundëson artistave me nam botëror skenën në Prishtinë. Sunny Hill dhe Dua Lipa na jepin mburrje dhe krenari, brenda e jashtë.
LËVIZJA VETËVENDOSJE! dhe Kultura janë dy gjuhë të kundërta të cilat nuk e tregojnë të njejten histori.
Në këtë verë, Albin Kurti me ministra na argëton me shfaqje të tingujve dështues. Lidhja Demokratike e Kosovës në përgjithësi dhe me qeverisjen në Prishtinë është pjesë e pandashme e korznizës së artit, dhe jo refuzimit dhe degradimit të tij. Këtu dallojmë!


