Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, tanimë e ka konfirmuar mbajtjen e festivalit Sunny Hill në kryeqytetin shqiptar.
“Data e njëjtë, përvojat e bukura të njëjta, lokacion i ndryshëm”, ka shkruar ai në njoftimin e Sunny Hill që e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram.

Festivali ishte paraparë të mbahet në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.
Deri më tash, organizatorët kanë zbuluar emra të artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë që pritej të performonin në Prishtinë.


