Lajme

Rrëqethëse/ Momenti prekës kur babai i vogëlushes 5-vjeçare shkon tek vendi ku ajo u gjet e masakruar (FOTO)

06/14/2022 19:03
nga:Gazeta Blic

Alessandro Nicodemo Del Pozzo babai i Elenës, vogëlushes 5 vjeçare që u vra nga nëna e saj ka shkuar menjëherë në vendin ku u gjet e vrarë e bija.

24 vjeçari shihet duke qarë teksa është i rrethuar nga familjarët dhe partnerja e tij që e ngushëllojnë.

Ai ishte arrestuar për grabitje në vitin 2020, por më vonë ishte shpallur i pafajshëm për këtë akuzë.

Karabinierët e Katanias gjetën trupin e vogëlushes disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin dhe babanë e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.