Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj lajmit të fundit që Sunny Hill Festival nuk do të mbahet në Prishtinë por në Tiranë, raporton GazetaBlic.
Ai thotë se ngjarja më e madhe kulturore nuk po mbahet në Prishtinë për shkak të burokracisë institucionale.
Kelmendi e quan këtë krim dhe kërkon dorëheqje dhe të hetohen arsyet pse nuk duan të promovohet Kosova.
POSTIMI I PLOTË:
Ky është krim! Festivali Sunny Hill, ngjarja më e madhe kulturore që ka mundur ta ketë Prishtina ndonjëherë gjatë historisë, nuk po mbahet sivjet në Prishtinë shkaku i burokracisë institucionale.
Krejt bota synon ta ketë një këngëtare si Dua Lipa. Ne ia mbyllim derën.
Dua Lila sot është këngëtarja më e popullarizuar në botë. Plot njerëz në botë sot e dinë që ekziston Kosova vetëm pse e duan Dua Lipën.
Ky është dëshpërim përtej të imagjinueshmes.
Dikush duhet të japë dorëheqje urgjent, si dhe të hetohen arsyet pse nuk duan të promovohet Kosova.
Ky është sabotim i vendit! Ky është krim!


