Sporti

Zyrtare: Kastriot Selmani transferohet tek Drita

06/14/2022 16:44
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Kastriot Selmani.

Selmani, i cili ishte pjesë e Llapit edicionin e kaluar, teksa nga tani ai ka zgjedhur të luajë tek FC Drita – ku do t’i ndihmojë ekipit gjilanas edhe në Evropë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshjen e parë në Evropë, FC Drita do ta luajë ndaj Inter Turkut.

Ja njoftimi i klubit:

Mirësevjen Kastriot
FC DRITA dhe sulmuesi 22 vjeçar, Kastriot Selmani kanë arritur marrëveshje tri vjeçare. Kastrioti është sulmues i krahut të djathtë, ku u paraqit në 102 ndeshje me Llapin dhe shënoi 15 gola. Sulmuesi i talentuar pritet të bashkohet me grupin sot dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet në Evropë.  Klubi ynë, FC DRITA i dëshiron mirëseardhje dhe suksese Kastriotit, bashkë në realizim të objektivave tona. Të priftë e mbara, Kastriot”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport