Lajme

Analisti politik ‘dekonspiron’ Listën Serbe’: Shtini në konflikt pozitë – opozitë dhe poshtëroi veteranët e UÇK

06/14/2022 16:28
nga:N M

Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar bërjen bashkë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe, të cilët votuan projektligjin për pagën minimale e ku në të nuk përfshihet edhe ngritja e pensioneve për veteranët e UÇK-së, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, VV bëri gabim të madh në këtë rast.

Latifi ka thënë se Lista Serbe pati dy qëllime gjatë ditës së sotme e për të cilat vlerëson se ia mundësoi partia në pushtet VV.

Postimi i plotë i Latifit.

Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës iu bashkua shumicës parlamentare në votimin e projektligjit për pagën minimale.
Natyrisht, Lista Serbe është e fundit në kët’ vend që mendon për gjendjen ekonomike të qytetarëve të Kosovës.
Votimi i sotëm i saj ka dy qëllime krejtësisht të tjera: njëri është politik, tjetri moral.
Qëllimi politik është që të ndihmohet përshkallëzimi i konfliktit politik midis pushtetit dhe opozitës shqiptare.
Ndërkaq, qëllimi moral është që të poshtërohen veteranët e UÇK’s, nga trauma e të cilës ende vuan shumë Serbia.
Ky poshtërim llogarisin t’i shërbej edhe qëllimit të parë.
Shumica paralmentare e VV’s ka bërë gabim të madh duke ia mundësuar këtë taktizim të ndyrë Listës Serbe.

PDK: Sot VV dhe Lista Serbe u bashkuan kundër veteranëve të UÇK-së