Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka komentuar shortin e Conference Leagues, ku mësoi se skuadra e tij do të ballafaqohet me klubin finlandez, Inter Turku.
Në turin e parë kualifikues, Drita do ta ketë përball ekipin francez, Inter Turku, përcjell GazetaBlic Sport.
Nuhiu tha se do ta analizojnë ekipin kundërshtar – teksa tha se çdo skuadër ka cilësitë e veta.
“Në këto nivele çdo skuadër ka cilësitë dhe vlerat e veta, prandaj kundershtari ynë meriton respekt maksimal dhe një analizë të detajuar. Kemi kohën e mjaftushme për të analizuar ekipin e FC Inter Turku, pasi që kampionati në Finland është ende duke u zhvilluar. Kjo na mundeson që të marim edhe më tepër informacione për kundërshtarin tonë dhe ne të vazhdojmë punën e përgatitjet”, ka thënë trajneri Nuhiu për faqen zyrtare të klubit.
/GazetaBlic Sport


