Lajme

Anëtari i Kryesisë së PDK-së: Albin Kurti është bërë bashkë me Aleksandër Vuçiqin, Goran Rakiqin e Milan Radojçiqin kundër UÇK

06/14/2022 15:40
nga:N M

Anëtari i kryesisë së PDK-së Betim Gjoshi ka reaguar pas miratimit të projektligjit për pagën minimale ku në të nuk janë përfshirë pensionet e veteranëve të luftës, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij kryeministri Albin Kurti është bërë bashkë me Aleksandër Vuçiqin, Goran Rakiqin e Milan Radojçiqin kundër UÇK-së

Reagimi i plotë:

Albin Kurti është bërë bashkë me Aleksandër Vuçiqin, Goran Rakiqin e Milan Radojçiqin në betejën e tij kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dikur këtë betejë e bënte si opozitar përmes shpifjeve e thirrjeve “Hashim, shko në Hagë”, e sot si Kryeministër e bënë me vendime qeveritare dhe ligje.
Asnjë nga këto nuk është e rastësishme. Nuk është as e rastit që Ministrja e tij e Jashtme, Donika Shëarz, nuk e përmendi askund UÇK-në në Ditën e Çlirimit. Të gjitha këto janë beteja kundër UÇK-së.

VV e Lista Serbe bashkë, Behgjet Pacolli: Këtë nuk e prisnim