Lajme

Fatmir Humolli: U pa rezultati i koalicionit Vetëvendosje – Lista Serbe

06/14/2022 14:02
nga:Gazeta Blic

Deputeti Fatmir Humolli, ka folur për Klan Kosova pas votimit të parim të Projektligjit për pagën minimale.

Humolli tha për gazetarin Haris Ademi se u pa rezultati koalicionit Vetëvendosje – Lista Serbe.

Ai theksoi se do ta kundërshtojë fuqishëm.

Fatmir Humolli shtoi se nuk ka qenë anëtar Vetëvendosjes, vetëm ka garuar si kandidat i pavarur në listën e VV-së.

“U pa rezultati i koalicionit Vetëvendosje – Lista Serbe. Unë nuk jam anëtar i Vetëvendosjes. Kam qene kandidat i pavarur në listën e VV-së. Do të shoh çfarë do të ndodh në lexim të dytë. Do ta kundërshtojë fuqishëm”- tha Humolli.

Kuvendi i Kosovës e miratoi në parim Projektligjin për pagën minimale.

Ky projektligj u kundërshtuar nga ana e veteranëve të luftës për shkak të përjashtimit nga ky projektligj.

Javën e kaluar Organizata e Veteranëve të Luftës protestoi para Kuvendit duke kundërshtuar miratimin e këtij projektligji.

Në ndërkohë OVL e UÇK-së ka paralajmëruar edhe protestë tjetër gjatë këtyre ditëve