Sporti

Zekirja Ramadani flet për shortin e Conference League: Do përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje, e njohim kundërshtarin

06/14/2022 13:55
nga:Mergim Rreci

Gjilani e ka mësuar kundërshtarin në raundin e parë të Conference League.

Kjo skuadër do të ndeshet me skuadrën e Liepajas nga Letonia.

‘GazetaBlic Sport’ ka kontaktuar trajnerin e skuadrës së Gjilanit, Zekirja Ramadani, atje ku tha se kanë filluar të mbledhin informacione për kundërshtarin dhe se do të përgatiten sa më mirë për këto dy takime.

Një kundërshtar i respektuar në këtë fazë të garës. Kemi filluar mbledhjen e informacioneve për kundërshtarin edhe pse kemi pak njohuri, pasi që kemi parë ndeshjen me Strugën në edicionin e kaluar. Do përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje dhe presim që të kalojmë këtë raund të garës, pasi që qëllimi është të kualifikohemi sa më larg”, tha Ramadani.

/GazetaBlic Sport/