Agjencia Kundër Korrupsion e Kosovës ka nisur publikimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë në vend, raporton Gazeta Blic.
Bazuar në deklarimin e pasurisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, posedon një banesë 67 metra katrorë, me vlerë prej 400 mijë euro, për të cilën ka marrë një kredi në vlerë prej 290 mijë euro në një bankë në Norvegji.
Kurti ka deklaruar se në llogarinë e tij ka 401 euro para të deponuara, ndërsa 23 mijë euro para të gatshme në xhirollogarinë e bashkëshortes së tij.
Më poshtë pasuria e kryeministrit të vendit:





