Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shënuar Ditën e Çlirimit në Drenas bashkë me kryetarin Ramiz Lladrovci, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nderuan luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe martirët e Drenasit, derisa falënderon dhe NATO-n e SHBA-të.
Postimi i tij i plotë:
Sot, në Drenas, së bashku me Kryetarin Ramiz Lladrovci, shënuam Ditën e Çlirimit.
Në këtë ditë, kujtuam dhe nderuam luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe martirët e Drenasit, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë.
U jemi mirënjohës përgjithmonë edhe miqve tanë ndërkombëtarë, NATO-s, SHBA-ve dhe shteteve të tjera demokratike, të cilat na u bashkuan në misionin tonë të drejtë e të çmueshëm të lirisë.
Të gjithë qytetarëve të Drenasit, urime Ditën e Çlirimit.


