Lajme

U arrestua për zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, Prokuroria merr vendim për të dyshuarën

06/14/2022 11:14
nga:G B

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarës A.R, e cila u arrestua lidhur me zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, raporton Gazeta Blic.

Rexhepi ka më shumë se një vit që është i zhdukur.

Komunikata e plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehures A.R,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Rrëmbimi nga neni 191 paragrafi  3 pika 3.2 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit  kundër  të pandehures A.R e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtës  i  ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehures A.R  paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.2 e 1.2.3  të KPPRK-së.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda  është e bazuar dhe e argumentuar për këtë fazë të procedurës.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.