Sporti

Tri skuadra të interesuara për Dardan Jasharin, mbrojtësi shihet si siguri e madhe në mbrojtje

06/14/2022 11:17
nga:Mergim Rreci

Dardan Jashari është në mesin e futbollistëve me shumë përvojë në futbollin kosovar.

Mbrojtësi kosovar ka luajtur tek disa skuadra, derisa në sezonin e fundit përfaqësoi ngjyrat e Llapit.

Megjithatë, ai dhe klubi nuk gjetën një marrëveshje për të vazhduar kontratën, kështu që tashmë ai është lojtar i lirë.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se tashmë ka tri skuadra që kanë paraqitur interesimin e tyre për të, por që nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur.

Jashari ka luajtur tek skuadra e Ballkanit, Hajvalisë, Ferizajt, Flamurtarit dhe Malishevës, paraprakisht.

Ai fitoi Kupën e Kosovës në këtë edicion me skuadrën nga Podujeva, si dhe Superkupën e Kupën e Diasporës.