Lajme

Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusia ka bërë përparime të vogla në Kharkiv

06/14/2022 08:28
nga:Astrit Gashi

Ministria britanike e mbrojtjes thotë se Rusia ka të ngjarë të ketë bërë përparime të vogla, për herë të parë në disa javë, në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes shton se përpjekja kryesore e Rusisë mbetet sulmi kundër Severodonetsk në lindje të Ukrainës.

“Më 10 qershor, Zëvendëskryetari i Parë i Komisionit Industrial Ushtarak të Rusisë parashikoi se shpenzimet e mbrojtjes shtetërore do të rriteshin me 600-700 miliardë rubla, që mund të afrohet me një rritje prej 20 për qins në buxhetin e mbrojtjes së Rusisë. Financimi i qeverisë ruse po lejon që baza industriale e mbrojtjes së vendit të mobilizohet ngadalë për të përmbushur kërkesat e vendosura ndaj saj nga lufta në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.