Lajme

Vrasja e të riut në Podujevë, reagon Bulliqi: Na ka tronditur të gjithëve

06/13/2022 21:39
nga:Q R

Një person ka vdekur në fshatin Peran të Podujevës pasi është gjuajtur me armë zjarri.

Pas ngjarjes tragjike ka reaguar edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ai në një shkrim në Facebook është shprehur i tronditur me vdekjen e të riut.

Gjithashtu Bulliqi ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë.

“Rasti i vrasjes në Peran të Podujevës na ka tronditur të gjithëve. Duke u lutur që të jetë i fundit ky rast i vrasjes, ngushëllime familjes dhe miqve!”, ka shkruar Bulliqi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se i njëjti ka ndërruar jetë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Vritet me armë zjarri një person në Peran të Podujevës