Lajme

Albin Kurti: Është koha për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme

06/13/2022 15:50
nga:Q R

Ditën e djeshme u shënua 17-vjetori i themelimit të VV-së, ku pjesë e tubimit të këtij subjekti politik ishte edhe kryeministri Albin Kurti, përcjell GazetaBlic.

Para aktivistëve të kësaj partie, Kurti ka thënë se është koha e “mbështetjes maksimale për qeverisjen tonë dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme”.

Në faqen zyrtare të VV-së, janë publikuar disa fotografi gjatë këtij tubimi, derisa janë përshkruar me një citat të Kurtit.

“Ne të Lëvizjes jemi vazhdimësi, as nisje e as mbarim, prandaj ne edhe guxojmë në beteja por nuk guxojmë ta ndalim betejën. Është një kohë për gjithçka, tash është koha e mbështetjes maksimale për qeverisjen tonë dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme”, citohet të ketë thënë kryeministri, Albin Kurti.