Chelsea ka vazhduar kontratën me mesfushorin e tyre, Billy Gilmour.
Billy e kaloi sezonin 2021/22 si huazim te Norwich City, por do të rikthehet te ‘Blutë e Londrës’.
21-vjeçari do të jetë lojtar i klubit londinez deri në vitin 2024, këtë e ka konfirmuar vetë klubi.
Gilmour ka 22 paraqitje te Chelsea, duke qenë pjesë e skuadrës së parë nën drejtimin e Frank Lampard dhe Thomas Tuchel në sezonin 2020/21 përpara se të largohej si huazim.


