Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka shkruar për çmimet e derivateve dhe inflacionit në vend, e ku sipas tij, kjo e fundit ka arritur në 13 për qind, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka refuzuan propozimet e LDK-së si masa urgjente që duhet të marrë ekzekutivi për çmimin e derivateve të naftës dhe për këtë ka thënë ai LDK-ja do të kërkojë debat parlamentar në Kuvendin e Kosovës.
Reagimi i plotë:
Sot, bëhen 100 ditë nga propozimi ynë i parë për reduktim të akcizës në derivate e reduktim të TVSH-së në produkte esenciale. Ky propozim është refuzuar e po refuzohet nga pushteti arrogant i Kurtit.
Çmimi i naftës këtë mëngjes shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%. Në këtë krizë të paprecedentë, mosveprimi është krim!
Sot, dorëzojmë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën tonë me kërkesë të njëjtë si 100 ditë më parë. Po të vepronim me kohë, papërballueshmëria jonë do të ishte më e lehtë, po s’vepruam sot, do të bëhet edhe më e thellë.
Vazhdon rritja e çmimit të derivateve në Kosovë, ja sa janë çmimet sot


