Sporti

Greenwood shpallet i pafajshëm – do i bashkohet Manchester United në stërvitjet parasezonale

06/13/2022 10:47
nga:E K

Mason Greenwood ishte një nga lajmet kryesore muajit shkurt në Britani të Madhe.

Lojtari i kombëtares së Anglisë dhe skuadrës së Manchester United, Mason Greenwood ishte akuzuar për përdhunim ndaj të dashurës së tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Anglezi mori dënime të rënda duke u përjashtuar nga “Djajtë e Kuq”, deri në vendimin e gjykatës.Lojtarë si Edinson Cavani, Cristiano Ronaldo e Victor Lindelof e kishin larguar shokun e skuadrës nga rrjeti social ‘Instagram’.

Së fundmi Greenwood është liruar nga akuzat, kurse do i bashkohet skuadrës në stërvitjet parasezonale.

/GazetaBlic Sport/