Lajme

Dëshmitë tregojnë përdorim të municioneve thërrmuese në Kharkiv të Ukrainës

06/13/2022 07:19
nga:G B

Sipas një studimi të ri nga Amnesty International, del se Rusia ka vrarë qindra civilë në qytetin verilindor të Ukrainës në Kharkiv, duke përdorur granatime pa dallim dhe municione thërrmuese të ndaluara.

Amnesty tha se kishte gjetur prova se forcat ruse përdorin në mënyrë të përsëritur bomba thërrmuese “9N210/9N235”, si dhe municione e raketa që lëshojnë mina më të vogla e që shpërthejnë më vonë në intervale të caktuara.

BBC vizitoi pesë vende të veçanta të ndikimit në lagjet e banimit në Kharkiv dhe pa prova të një efekti të veçantë, simetrik të copëtimit të lidhur me municionet thërrmuese.

Eksperti i armëve, Mark Hizney tha se ndikimet ishin në përputhje me armët e diskutueshme, raporton BBC.

“Ato ndikime janë nga municionet thërrmuese, është një nënshkrim klasik”, u shpreh ai.