Luis Suarez është akoma pa skuadër.
Ylli uruguaian i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën e Atletico Madrid dhe është në kërkim të një skuadre tjetër.
Akoma nuk ka ndonjë skuadër që ka bërë ofertë zyrtare për lojtarin, megjithëse tashmë flitet për tri pista të mundshme.
Mediat italiane bëjnë të ditur se Lazio, Atalanta dhe Aston Villa janë në garë për lojtarin.
Aston Villa shihet si opsion i mirë për t’u ribashkuar me Philippe Coutinho dhe Steven Gerrard.
Mbetet të shihet se ku do të përfundojë sulmuesi me shumë përvojë.


