Sporti

KOKSH inauguron zyrat e reja, nuk mungon presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

06/12/2022 11:45
nga:G B

Komiteti Olimpik Shqiptar (KOKSH) ka inauguruar zyrat e reja ditën e sotme. Në ceremoni morën pjesë shumë zyrtare shtetërorë.

Kryeministri Edi Rama u shfaq i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

Në event mori pjesë edhe Thomas Bach, president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), detyrë që e mban nga 10 shtatori i vitit 2013.