Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka rënë në prangat e policisë italiane nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Kajmaku është ndaluar në 27 maj, pasi u kap me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto, së bashku me nipin e tij.
Droga, që u gjet e fshehur brenda disa vazo lulesh, nëse do të shitej, do të kapte vlerën e 1 mln euro.


