Lajme

Një burrë vdes në QKUK, familjarët akuzojnë mjekët

06/12/2022 08:59
nga:G B

Një burrë ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai në këtë qendër ishte dërguar para katër ditësh nga Spitali i Pejës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se familjarët e tij kanë dyshime se të ndjerit nuk i është dhënë tretmani i nevojshëm mjekësor dhe kjo mund të jetë arsyeja që ai ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.